Arrestohen dy të dyshuar në Gjakovë, të armatosur kishin grabitur një pompë benzine

Arrestohen dy të dyshuar në Gjakovë, të armatosur kishin grabitur një pompë benzine

Kronika January 20, 2021 - 15:44

Drejtoria Rajonale në Gjakovë ka arrestuar sot dy të dyshuar, pas dyshimit se me datën 17.02.2021 të armatosur dhe të maskuar kishin grabitur një punëtor në një pikë karburantesh në fshatin Shishman.

Zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj, ka bërë të ditur se të dyshuarit menjëherë pas grabitjes, në mënyrë që të zhduknin provat, kishin tentuar që në një fshat afër Gjakovës të digjnin rrobat, të cilat i kishin pasur veshur në momentin e kryerjes së veprës.

"Të arrestuar për rastin e grabitjes janë: F.Z. - 13.09.1994 dhe S.A. - 29.09.1992", ka bërë të ditur Xhurkaj.

Të dyshuarit pas arrestimit janë shoqëruar për në Stacionin Policor të Gjakovës, ku gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, kanë pranuar kryerjen e veprës penale.

Të njëjtit me urdhër të prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërkohë që hetimet për lidhshmërinë e tyre me ndonjë vepër tjetër penale po vazhdojnë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë. /Zëri