Rrjedhje gazi në një shkollë të Tiranës, 6 nxënës përfundojnë në spital

Rrjedhje gazi në një shkollë të Tiranës, 6 nxënës përfundojnë në spital

Kronika January 20, 2021 - 11:47

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në shkollën “Qatar College”, në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhjeje gazi në sistemin e ngrohjes, 6 nxënës kanë përfunduar në spital.

Shkak, sipas burimeve, është bërë një bombol gazi që përdorej për ngrohjen e ujit të sistemit të ngrohjes në shkollë. Problemi është shfaqur në të gjithë ambientin e shkollës.

Dyshohet që kjo bombol ka pasur rrjedhje, duke shkaktuar probleme në shëndetin e disa nxënësve.

Policia njofton se është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës, ndërsa nxënësit që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore po trajtohen, pa rrezik për jetën. /A2