Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një femre në Gjilan

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një femre në Gjilan

Kronika January 20, 2021 - 11:23

Të hënën rreth orës 8:00 të mëngjesit, në Gjilan, është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka dhunuar një femër kosovare.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në një motel.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ai në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri