Policia sekuestron armë në tri lokacione në Prishtinë

Policia sekuestron armë në tri lokacione në Prishtinë

Kronika January 19, 2021 - 22:04

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë është duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme operative për të siguruar rend dhe qetësi publike në kryeqytet.

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se sot në tri lokacione të ndryshme të Prishtinës janë gjetur dhe sekuestruar armë të pa autorizuara për leje.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara që po kryen policia, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, si dhe kapjen e personave që po qarkullojnë me armë, sot në tri lokacione të ndryshme (në ladjen Dardania, në lagjen Kolovicë dhe rrugën "Haxhi Zeka"), në Prishtinë, nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar : -një revole -dy pyshkë gjuetie -dy kondakë të armëve të gjuetisë si dhe -disa pjesë të mekanizmit të armëve të gjuetisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërkaq, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, theksohet në njoftim./Zëri