Arrestohet në Pejë i kërkuari për “vjedhje grabitqare”

Arrestohet në Pejë i kërkuari për “vjedhje grabitqare”

Kronika January 19, 2021 - 16:33

Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Pejë, sot rreth orës 11:00, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Vjedhje grabitqare’.

I arrestuari është V.K., lindur me 1987.

Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin e lartcekur në rrugën ‘Mbreteresha Teutë’ në Pejë.

I njëjti, pas arrestimit është dërguar në ndalim Policor për t’u intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë. /Zëri