Një i mitur ther një person në Prishtinë, viktima dërgohet në QKUK

Një i mitur ther një person në Prishtinë, viktima dërgohet në QKUK

Kronika January 19, 2021 - 16:30

Sot rreth orës 14:45 ka ndodhur një incident me thikë në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, ku një i mitur dyshohet t’i ketë shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur për “Zërin” se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Rastet e therjes me thika nga të rinjtë janë shpeshtuar. Vetëm dje në orët e paradites, në Prizren, pas një përleshjeje me thika mes disa të rinjve, një 15 vjeçar mbeti i vdekur. /Zëri