Në Ferizaj i sëmuri mental ik nga vetura e Entit Special, policia ende në ndjekje të tij

Në Ferizaj i sëmuri mental ik nga vetura e Entit Special, policia ende në ndjekje të tij

Kronika January 19, 2021 - 11:45

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 14:00, në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj, një punëtore e Entit Special ka raportuar se derisa ka qenë në veturë me një person me sëmundje mentale, ky i fundit ka kërcyer nga vetura dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Në raportin 24-orësh të PK-së theksohet se njësitet policore janë në kërkim të personit.

“Ankuesja femër kosovare, punëtore në Entin Special, ka raportuar se derisa kishte qenë në lëvizje me veturë zyrtare, në të cilën kishte qenë i sëmuri mental mashkull kosovar, i njëjti kishte kërcyer nga vetura dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë në kërkim të personit”, thuhet në raport të PK-së. /Zëri