Vdes një grua tri ditë pas një operacioni në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet

Vdes një grua tri ditë pas një operacioni në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet

Kronika January 19, 2021 - 11:10

Katër ditë më parë një grua i është nënshtruar një operacioni kirurgjik në Spitalin e Pejës, ndërsa dje në orët e paradites, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ajo ka vdekur, raporton “Zeri.info”.

Bashkëshorti i saj, duke hedhur dyshime mbi vdekjen e saj, e ka raportuar rastin në Polici.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për informim e PK-së, përmes raportit 24-orësh, ku theksohet se trupi i viktimës është dërguar në obduksion dhe rasti po hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare, tri ditë më parë i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik dhe se sot i është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri