Vdes veterani i gazetarisë, Muharrem Ramabaja

Vdes veterani i gazetarisë, Muharrem Ramabaja

Kronika January 19, 2021 - 08:49

Mbrëmë ka vdekur në moshën 65-vjeçare veterani i gazetarisë, Muharrem Ramabaja (1956-2021), pas një sëmundjeje të rëndë disavjeçare.

Muharrem Ramabaja filloi punën në “Zëri” në vitin 1977.

Nga viti 1990 deri më 1993 ishte drejtor i “Zërit”, drejtori i parë i një ndërmarrjeje në Kosovë i zgjedhur në mënyrë demokratike nga punëtorët, pa pëlqimin e pushtetit të asaj kohe.

Po ashtu ishte ndër themeluesit e LDK-së. Emigroi në Gjermani në vitin 1993, ndërsa në vitet e fundit të jetës u kthye prapë në Prishtinë.

Për shkak të pandemisë, varrimi do të bëhet në rrethin e ngushtë familjar në Zllatar dhe nuk do të ketë të pame. /Telegrafi