Një muaj paraburgim për nipin që mbyti me thikë gjyshin në Novobërdë
Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim për nipin që mbyti me thikë gjyshin në Novobërdë

Kronika January 18, 2021 - 11:10

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit D.I., i dyshuar për vrasjen e gjyshit të tij në Novobërdë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë tinëzare ka privuar nga jeta gjyshin e tij K.I., derisa ishte duke fjetur me një thikë të kuzhinës rreth 15 cm, ku e godet fillimisht pjesën e epërme të kraharorit në anën e majtë disa herë, më pas godet në pjesën e abdomenit – barkut, duke ia shkaktuar 12 plagë e më pas kalon në dhomën e ndejës, ku ishin anëtarët e tjerë të familjes dhe i njofton kinse ka bërë vetëvrasje, gjithashtu njofton edhe Policinë për rastin e ndodhur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas Gjykatës, me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”. /Zëri