Vjedhin telefona në vlerë rreth 2 mijë euro në Podujevë, arrestohen dy persona

Vjedhin telefona në vlerë rreth 2 mijë euro në Podujevë, arrestohen dy persona

Kronika January 18, 2021 - 10:07

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet të kenë vjedhur 12 telefona në vlerë rreth 2 mijë euro.

Vjedhja ka ndodhur në komunën e Podujevës, në një lokal “mobi-shop”, të dielën rreth orës 04:10.

“Podujevë 17.01.2021-04:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur 12 telefona në vlerë të 1950 euro. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një telefon Samsung qe dyshohet se është vjedhur në lokalin mobi shop . Ne konsultim me prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe një kontroll –bastisje por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje./Zëri