Mbi 440 gjoba të dielën për mosrespektim të masave anti-COVID

Mbi 440 gjoba të dielën për mosrespektim të masave anti-COVID

Kronika January 18, 2021 - 10:07

Të dielën janë shqiptuar mbi 440 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, 442 tiketa janë shqiptuar në bazë të Ligjit COVID-19, transmeton “Zeri.info”.

Po ashtu gjatë 24-orëshit janë shqiptuar edhe 683 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut, ndërsa kanë ndodhur 26 aksidente trafiku.

Janë arrestuar 16 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /Zëri