Prokuroria dyshon se nipi theri me thikë 12 herë gjyshin e tij në Novobërdë

Prokuroria dyshon se nipi theri me thikë 12 herë gjyshin e tij në Novobërdë

Kronika January 17, 2021 - 15:08

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit D.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

“Sipas kërkesës, dyshohet se më 15 janar 2021, rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Izvor Komuna e Novobërdës, i pandehuri D.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin K.I., në atë mënyrë që e ka goditur 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, thotë Prokuroria në njoftim, transmeton Zeri.info.

Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të sipërshënuar.

Ndërkaq, edhe Policia e Kosovës njoftoi sot në raportin 24 orësh se ky rast fillimisht ishte raportuar si “vetëvrasje”, por tani hetimet kanë nisur për vrasje të rëndë. /Zëri/