Vdes 10-vjeçarja në një aksident në Tiranë
Foto ilustruese

Vdes 10-vjeçarja në një aksident në Tiranë

Kronika January 17, 2021 - 13:38

Një 10 vjeçare ndërroi jetë mesditën e sotme, pasi u përplas nga një mjet.

Mjeti me drejtues shtetasin me iniciale A.G ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën “Njazi Meka”.

Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ë këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch