Vdes këmbësori i aksidentuar para 1 jave në Kaçanik që po trajtohej jashtë vendit

Vdes këmbësori i aksidentuar para 1 jave në Kaçanik që po trajtohej jashtë vendit

Kronika January 17, 2021 - 12:51

Një aksident trafiku është raportuar të ketë ndodhur në fillim të këtij muaji në fshatin Kovaçec të Kaçanikut.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh të datës 10 janar, kishte raportuar për një aksident të ndodhur më datë 9 janar rreth orës 17:00 në vendin e sipërcekur.

“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës godet këmbësorin viktimën mashkull K-Shqiptar . Viktima është dërguar në QKUK Për tretman mjekësor”, thuhej në njoftimin e datës 10 janar.

Ndërkaq, në raportin e sotëm të 24 orëve të fundit, Policia ka njoftuar se i aksidentuari i këtij rasti ka vdekur derisa ishte në shërim jashtë vendit.

“Fsh. Kovaqec, Kaçanik (NN) 08.01.2021 – 12:37. Lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar, që ishte në tretman mjekësor në një spital jashtë vendit, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e sotëm të PK-së.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se aksidenti ka ndodhur më 8 janar, ndërsa viktima ka vdekur të shtunën më 16 janar. /Zëri