Vrasje e rëndë në Novobërdë, nipi dyshohet se vrau gjyshin e tij

Vrasje e rëndë në Novobërdë, nipi dyshohet se vrau gjyshin e tij

Kronika January 17, 2021 - 09:41

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij.

Vrasja ka ndodhur të premtën rreth orës 20:30 në Novobërdë.

Në fillim ankuesi, mashkull kosovar, kishte raportuar në Polici se gjyshi i tij kishte bërë vetëvrasje.

“Novobërdë 15-16.01.2021 – 20:30. Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë”.

Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje./Zëri