Vetura godet dy këmbësorë në Prishtinë, dërgohen në QKUK
Foto ilustruese

Vetura godet dy këmbësorë në Prishtinë, dërgohen në QKUK

Kronika January 16, 2021 - 14:09

Sot rreth orës 13:00 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Prishtinë, dy këmbësorë janë goditur nga një veturë, përcjell Zeri.info

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka thënë për "Zërin", se dy të lënduarit janë dërguar për në QKUK.

"Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dy këmbësor/e. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit. Policia është duke bërë matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes", ka bërë të ditur Krasniqi. /Zëri