I zhduket burri, gruaja e raporton në Polici
Kronika
January 16, 2021 - 11:37
Një grua nga Prizreni, ka raportuar në Polici se burri i saj është zhdukur.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten teksa gruaja raporton se burri ishte larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
“Rr. Fahredin Hoti, Prizren 14.01.2021 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ishte larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në njoftimin e PK-së./Zëri