Policia njofton se trupi i pajetë i Fadil Syleviqit është dërguar për obduksion

Policia njofton se trupi i pajetë i Fadil Syleviqit është dërguar për obduksion

Kronika January 16, 2021 - 11:11

Dje ka vdekur ish-zyrtari policor, Fadil Syleviqi në afërsi të Liqenit të Badocit.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është gjetur në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan.

PK-ja ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Zllatar, Prishtinë 15.01.2021 – 13:56. Është raportuar se në pjesën malore në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan ne vendin e quajtur “Kërpë” është trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./Zëri