
Fushë-Kosovë: Një person bie në katin përdhes, i hapet dera e liftit pa kabinë
Dje në ora 14:30 një viktimë mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte rënë në katin përdhesë si pasojë e mos ardhjes së liftit.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ju kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhesë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Në raport bëhet e dirat s ngjarja ka ndodhur në komunën e Fushë Kosovës.
Derisa theksohet se në Stacionin Policor janë shoqëruar dy meshkuj kosovar (investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj (ngakompania e ashensorëve).
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri