Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Dhuna në familje, çdo ditë e pranishme në shtëpitë kosovare
Foto ilustruese

Dhuna në familje, çdo ditë e pranishme në shtëpitë kosovare

Kronika January 14, 2021 - 12:25

Dhuna familjare ende po vazhdon në shoqërinë kosovare, shkruan “Zeri.info”.

Sipas raportit njëditor të Policisë, për 24 orë pesë familje raportuan dhunë fizike e psikike në shtëpitë e tyre.

Në Kamenicë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Kamenicë, 12.01.2021 - 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim te prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili ka shqetësuar familjarët pas një mosmarrëveshjeje dhe ka demoluar orenditë e shtëpisë.

“Prishtinë, 13.01.2021 - 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka shqetësuar familjarët dhe ka demoluar orenditë e shtëpisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raport.

Ndërsa në Klinë u ushtrua dhunë nga i dyshuari mashkull, pasi në gjendje të dehur në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

“Klinë, 13.01.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në gjendje të dehur në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raport.

Ndërsa në Pejë dje në orën 19:00 është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili ushtroi dhunë dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në anën tjetër, në Leposaviq gruaja ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj për maltretim psikik.

“Leposaviq, 13.01.2021 – 13:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është maltretuar psikikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet mes të tjerash në këtë raport. /Zëri