Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Gjilan: Gjendet e vdekur një grua në veturë në skaj të rrugës
Foto ilustruese

Gjilan: Gjendet e vdekur një grua në veturë në skaj të rrugës

Kronika January 14, 2021 - 12:12

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në orën 17:30 një grua është gjetur e vdekur në veturën e saj të parkuar në skaj të rrugës në Partesh të Gjilanit.

“Partesh, 13.01.2021 – 17:30. Raportohet se në veturën e saj të parkuar në skaj të rrugës është gjetur pa shenja jetë viktima femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Në raport theksohet: “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Zëri