Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
SHKK-ja denoncon disa familjarë që tentuan të fusnin substanca narkotike në rrobat e të burgosurve

SHKK-ja denoncon disa familjarë që tentuan të fusnin substanca narkotike në rrobat e të burgosurve

Kronika January 14, 2021 - 11:53

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën Korrektuese në Dubravë është parandaluar futja e kontrabandës.

Përmes një komunikate, SHKK-ja thekson se substanca narkotike u gjenden në rrobat e sjella nga familjarët e të burgosurve, raporton “Zeri.info”.

“Prishtinë, 14 janar 2021. Sot rreth orës 09:15 në Qendrën Korrektuese në Dubravë oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës. Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar, duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të rrobës”, thuhet në këtë komunikatë.

Në komunikatë theksohet: “I burgosuri i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, për rastin është njoftuar Policia”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdoherë do të jetë i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese. /Zëri