Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Dibër: Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tri vepra penale, 41-vjeçari me dy identitete kapet në kufi
Foto ilustruese

Dibër: Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tri vepra penale, 41-vjeçari me dy identitete kapet në kufi

Kronika January 14, 2021 - 11:48

Një 41-vjeçar nga Bulqiza, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Torinës në Itali është kapur në Pikën Kufitare të Bllatës. Kleant Keshi alias Gentjan Hysa, është dënuar me 5 muaj e 27 vite burg për tre vepra penale.

Arratia e tij zgjati vetëm pak ditë pasi Interpol Roma e shpalli në kërkim më 7 Janar. 41-vjeçari shqiptar me dy identitete akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, vjedhje, si dhe kundërshtim të punonjësve me detyrë shtetërore pasi iu largua karabinierëve në Torino.

Pasi Gjykata e Dibrës të përfundojë veprimet. pritet që 41-vjeçari të ekstradohet drejt shtetit italian.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një 41-vjeçar,  me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.

Me  datë 13.01.2021 nga Policia Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër,  në   P.K.K. Bllatë është bërë kapja dhe më pas edhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin i shtetasit:

K.K., 41 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma / Itali, më datë 07.01.2021 ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar K. K., alias G. H.,  pasi Gjykata e Torinos / Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme./tch