Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Për 24 orë, 46 aktakuza ndaj 56 personave

Për 24 orë, 46 aktakuza ndaj 56 personave

Kronika January 14, 2021 - 11:03

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa me urdhër të prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

Gjithashtu janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave dhe dy (2) kërkesa për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë një kërkesë për letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer disa vepra penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për dy (2) persona, dy (2) kërkesa për ekzaminim psikiatrik për (2) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur katër (4) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka bërë dy (2) kërkesa për paraburgim ndaj katër (4) personave, dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë ndaj një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.