
Arrestohet në Gjilan 47-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht
Kronika
January 13, 2021 - 22:51
Një burrë është arrestuar sonte në Gjilan.
Policia ka bërë të ditur se V.S 47 vjeç, ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale "Vrasje në tentativë", transmeton Zeri.info.
"Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare për një rast Vrasje në Tentativë. Arrestimi nga hetuesit policor është kryer në qytetin e Gjilanit, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda. Personi i arrestuar është V.S mashkull, 47 vjeç", thuhet në njoftimin e policisë, pa e treguar shtetësinë e tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, V.S është dërguar në mbajtje për 48 orë.