Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Gjendet e vdekur në veturën e saj një grua në një rrugë në Partesh

Gjendet e vdekur në veturën e saj një grua në një rrugë në Partesh

Kronika January 13, 2021 - 20:00

Një grua është gjetur e vdekur në veturën e saj në një rrugë në Partesh .

Policia në rajonin e Gjilanit ka konfirmuar për “Zërin” se rreth orës 17:24, mjekët kanë konstatuar vdekjen e gruas e cila ishte në mes të rrugës brenda veturës së saj.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24 jemi njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete. Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani bëri të ditur se rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar./Zëri