Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Aksident trafiku në Slivovë, lëndohen tre persona
Foto ilustruese

Aksident trafiku në Slivovë, lëndohen tre persona

Kronika January 13, 2021 - 12:20

Sot rreth orës 12:00 në fshatin Slivovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë vetura e cila ishte në lëvizje ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Lajmin e ka konfirmuar për "Zërin" zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se tre persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Duke u bazuar në të dhënat e deritanishme, tre persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti për "Zërin". /Zëri