Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Arrestohet i dyshuari që grabiti mbi tre mijë euro, bashkëpunëtori në kërkim
Foto ilustruese

Arrestohet i dyshuari që grabiti mbi tre mijë euro, bashkëpunëtori në kërkim

Kronika January 13, 2021 - 11:13

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari H.B., 22-vjeçar, pasi ishte përfshirë në rastin e grabitjes së armatosur - grabitjen e mbi tre mijë eurove para të gatshme nga një biznes hotelier në Graçanicë, që ndodhi më 6 nëntor të vitit të kaluar. Ndërsa i dyshuari i dytë është shpallur në kërkim nga Policia.

Rastin për “Zërin” e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“H. B, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes së armatosur, i ndodhur më datën 06.11.2020, rreth orës 18:30, ku dy të dyshuar të armatosur dhe të maskuar kishin grabitur mbi tre mijë euro para të gatshme nga një biznes hotelier në Graçanicë.

Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë; B., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është në arrati. Të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë”, tha Borovci për “Zërin”.

Të dyshuarin e arrestuar policia e ka proceduar para Gjykatës dhe ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e vazhdimit të paraburgimit prej 30 ditësh, përderisa vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin. /Zëri