Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
22 aktakuza ndaj 24 personave gjatë 24 orëve të fundit

22 aktakuza ndaj 24 personave gjatë 24 orëve të fundit

Kronika January 13, 2021 - 10:57

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa me urdhër të prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. /Zëri