Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Plagosje me armë në Tiranë, biznesmeni i ndërtimeve qëllohet nga ortaku

Plagosje me armë në Tiranë, biznesmeni i ndërtimeve qëllohet nga ortaku

Kronika January 13, 2021 - 10:52

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, i plagosur ka mbetur 42-vjeçari Sino Llanaj, i njohur si biznesmen në fushën e ndërtimeve.

Llanaj është qëlluar me armë nga ortaku i tij në biznes Albert Allmuça, i cili më pas është larguar nga vendngjarja dhe tashmë është shpallur në kërkim nga policia. Në konflikt ka mbetur i lënduar lehtë dhe një roje e sigurisë fizike.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë vetëm një plumb në këmbë.

Mësohet se dy ortakët janë konfliktuar dhe më herët mes tyre në lidhje me një pallat që kanë ndërtuar në zonën e Astirit dhe disa herë janë përfshirë në përplasje fizike. /A2