Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Paraburgim ndaj burrit nga Prizreni për dhunë në familje

Paraburgim ndaj burrit nga Prizreni për dhunë në familje

Kronika December 03, 2020 - 11:06

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, Vjollca Buzhala, kërkesën e prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do t’i llogaritet prej datës 30.11.2020 deri më datën 29.12.2020”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit, gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

“Andaj në bazë të kësaj Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm sepse me qëndrimin në liri të të pandehurit rrezikohet rrjedha normale e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara - me të cilën është në raporte familjare, në mënyrë që t’i ndryshojë deklarata e saj dhe te dëshmitarët e tjerë, prandaj me qëndrimin e të pandehurit nën masën e paraburgimit do të mundë të realizohet procedura hetimore pa pengesa”, thuhet në njoftim. /Zëri