Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Sulmohet fizikisht zyrtari policor, arrestohen dy persona

Sulmohet fizikisht zyrtari policor, arrestohen dy persona

Kronika December 03, 2020 - 09:42

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Shqipërisë, teksa të njëjtit gjatë ditës së djeshme janë rrahur mes vete.

Njëri nga të dyshuarit pas intervenimit të policisë ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë, 02.12.2020 - 11:25. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë, të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete. Gjatë intervenimit njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri