Gjendet pa shenja jete një person në një vilë të Gjakovës

Gjendet pa shenja jete një person në një vilë të Gjakovës

Kronika December 03, 2020 - 09:33

Dje në qytetin e Gjakovës, rreth orës 17:15, është gjetur një person pa shenja jete në një vilë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se dy dëshmitarë kanë gjetur pa shenja jete një person në një vilë.

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Gjakovë, 02.12.2020 - 17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësive policore, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri