Dy persona rrihen mes vete me mjete të forta, njëri nga ta lëndohet rëndë

Dy persona rrihen mes vete me mjete të forta, njëri nga ta lëndohet rëndë

Kronika December 03, 2020 - 09:30

Dje rreth orës 17:00 në Polici është raportuar se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë ka pasur një përleshje në mes të dy personave.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se pas një mosmarrëveshjeje mes vete dy të dyshuarit kanë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre, me ç’rast janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta”, ka thënë ai për “Zërin”.

Borovci thotë se njëri nga të dyshuarit ka marrë lëndime të rënda trupore.

Nga përdorimi i tyre njëri nga ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit, ka identifikuar edhe të dyshuarin; E. H, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilin e ka shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq ka gjetur dhe sekuestruar; Dy mjete të mprehta (thika), një boks metali, një shufër metalike, si dhe një mjet të mprehtë shpues”, tha ai.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur rasti lëndim i rëndë trupor, për t’u proceduar më tutje. /Zëri