Polica gjen tri vetura të vjedhura në Mitrovicë

Polica gjen tri vetura të vjedhura në Mitrovicë

Kronika December 02, 2020 - 12:32

Policia e Mitrovicës në tri ditët e fundit ka identifikuar dhe ka gjetur tri vetura, që ishin raportuar kohë më parë si të vjedhura në qytete të ndyrshme të Kosovës.

Në një njoftim për media nga Policia kanë bërë të ditur se hetimet e ndërmarra, duke përfshirë ekzaminimin e veturave dhe lokacioneve ku janë gjetur veturat, janë bërë në bashkëveprim me hetuesit e stacioneve përkatëse policore. Pas procedurave të nevojshme, veturat në fjalë janë marrë nga stacionet përkatëse për t’ua kthyer pronarëve.

Veprimet e mëtejshme hetimore do të vazhdojnë në mënyrë të sinkronizuar ndërmjet hetuesve policorë, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të kryesve të këtyre veprave. /Zëri