Vritet me armë zjarri një i ri në Vlorë, ekzekutohet me 8 plumba
Foto: Ilustruese

Vritet me armë zjarri një i ri në Vlorë, ekzekutohet me 8 plumba

Kronika December 01, 2020 - 21:48

Ekzekutohet një i ri në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se i riu është ekzekutuar me 8 plumba.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet paraprake hetimore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa janë ngritur postblloqe në aksin Vlorë-Orikum për identifikimin dhe kapjen e autorëve.