Përfshihet nga flakët një fabrikë në Tiranë, vdes një 64-vjeçar

Përfshihet nga flakët një fabrikë në Tiranë, vdes një 64-vjeçar

Kronika December 01, 2020 - 18:30

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.

Pas një zjarri të rënë në vendrojen e një fabrike në kryeqytet, ka humbur jetën një 64-vjeçar.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një shtetas me iniciale M.M.

Policia: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehoej aty.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Oranews