Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Kronika December 01, 2020 - 09:48

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se mbrëmë  rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  H.B, viti i lindjes 1942.

I burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë. 

"H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese", thuhet në njoftim.

I njëjti bëhet e ditur se ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vrasje.

Shërbimi Korrektues thekson se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes./Zëri