Kapen rreth 30 kg drogë në Vërmicë që po vinin nga Shqipëria

Kapen rreth 30 kg drogë në Vërmicë që po vinin nga Shqipëria

Kronika November 30, 2020 - 12:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 26.11.2020 rreth ores 18:30, Policia e Kosovës për mbikqyrje kufitare, rajoni Përendimi, gjatë realizimit të detyrave operacionale, me rastin e vezhgimit në terren, konkretisht në fshatin Vërmicë, nga largësia permes pajisjeve (për vëzhgim gjatë natës) ka vërejtur lëvizje të dy personave të dyshuar të cilët lëviznin nga territori i Republikës së Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës.

Të njëjtit, policia i ka parë duke bartur disa çanta, të cilat kanë rezultuar të jenë me drogë.

“Të dyshuarit në një largësi nga zyrtarët policorë kanë hedhur dy çanta të zeza nga dora, dhe falë konfiguracionit të terenit (malor) kanë arritur të ikin në drejtim të Shqipërisë. Policia në të dy çantat e hedhura nga të dyshuarit ka gjetur disa qese të mbështjellura që dyshohej të jenë substanca narkotike. Lidhur me to janë informuar njësitet kompetente të antidrogës në Prizren dhe forenzika për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Bëhet e ditur se në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy çanta me ngjyre të zezë, ku brenda tyre kishte pesëdhjetë paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë totale prej 28 kilogramë e 686.8 gramë.

“Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Blerja, Posedimi, Shperndarja e paautorizuar e Narkotikëve, Substancave psikotrope analoge” dhe hetime të mëtejme janë në proces. Deri në këtë periudhë të vitit janë konfiskuar mbi 200 kg substanca narkotike të llojeve të ndryshme, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e pakompromis të rastave të trafikimit dhe abuzimit me substanca narkotike”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Zëri

Image

Image

Image