Shqipëri, edhe një tjetër pacient hidhet nga spitali dhe humb jetën
Kronika
November 30, 2020 - 08:36
Policia e Shqipërisë njofton se një tjetër pacient që ishte duke u trajtuar për koronavirus është hedhur nga lartësia e Sanatoriumit pak pas mesnate duke gjetur vdekjen.
Viktima është shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë menjëherë si pasojë e plagëve të marra.
Ky është rasti i 5 brenda pak muajsh që pacientë që janë duke marrë trajtim në spitalet COVID hidhen nga katet e larta të tyre.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.