Arrest shtëpiak për tre persona në Malishevë që lënduan dy të tjerë dhe ua dëmtuan automjetin

Arrest shtëpiak për tre persona në Malishevë që lënduan dy të tjerë dhe ua dëmtuan automjetin

Kronika November 29, 2020 - 18:07

Dy ditë më parë, në Malishevë, tre persona kanë sulmuar dy të tjerë me mjete “të rrezikshme” dhe u kanë dëmtuar viktimave edhe kamionetin e tyre.

Për të pandehurit, Gjykata Themelore në Gjakovë, sot ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji.

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit

shtëpiak një (1) muaj të pandehurve V. H., A. H. dhe A. H.(2), për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rënd trupor dhe asgjësim apo dëmtim I pasurisë.Me date 27.11.2020 rreth orës 15:00 min, në fshatin Carrallug të Malishevës, të pandehurit me dashje dhe me mjete të rrezikshme i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarve A. G. dhe Z. G. që të dy nga fashati Balincë i Malishevës. Të pandehurit, pasi i rrahin të dëmtuarit, i’u dëmtojnë kamionetin e tyre duke ja thyer xhamat me mjete të forta”, thuhet në komunikatën për medie të gjykatës.

Gjykata ka vlerësuar se, të pandehurit, duke bërë këto veprime, dyshohen të kenë kryer dy vepra penale, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegut, janë përmbushur kushtet ligjore për Faqe 2 nga 2 caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve, si masë më e arsyeshme në këtë faze të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Zëri