Shoqërohen në Polici dy të rinj nga Ballabani i Prishtinës, u gjetën armë në shtëpitë e tyre

Shoqërohen në Polici dy të rinj nga Ballabani i Prishtinës, u gjetën armë në shtëpitë e tyre

Kronika November 29, 2020 - 17:21

Në fshatin Ballaban të Prishtinë, janë arrestuar dy të rinj të moshës 26-vjeçare pas një operacioni policor ku janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve dhe më pas janë gjetur edhe armë.

Policia ka bërë të ditur se më datë 28.11.2020 rreth orës 19:00, pas marrjes së informatave në rrugë operative për të shtëna me armë zjarri në fshatin Ballaban, policia ka realizuar një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e tri armëve. Një pushkë gjysmë automatikë, një pushkë gjuetie, si dhe një revole.

Po ashtu bëhet e ditur se policia nga ky operaciona ka arrestuar dy persona,E. B mashkull, 26 vjeç dhe I. SH mashkull, 26 vjeç.

Të dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve./Zëri

Image