Lëndohen tre persona në Suharekë pasi u sulmuan nga shtatë persona të tjerë

Lëndohen tre persona në Suharekë pasi u sulmuan nga shtatë persona të tjerë

Kronika November 29, 2020 - 12:23

Tre persona janë lënduar, pasi dyshohet të jenë sulmuar fizikisht dhe me armë nga shtatë persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës, të premten në mesnatë.

“Fsh. Budakovë, Suharekë 27.11.2020-23:10. Tri viktima meshkuj kosovar (në rrethana ende të pasqaruara) kanë pësuar lëndime, pasi që dyshohet se të njëjti janë sulmuar fizikisht nga shtatë (7) persona dhe po ashtu dyshohet se, dikush nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në ajër”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka arrestuar pesë nga personat e dyshuar dhe raportohet se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë cal. 9mm dhe një fishekë.

“Nga njëri i dyshuar është konfiskuar një pistoletë me dy karikator dhe tetë fishekë cal. 9mm. Me vendim të prokurorit një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës./Zëri