Kërkoheshin nga INTERPOL-i, arrestohen tre shtetas të huaj

Kërkoheshin nga INTERPOL-i, arrestohen tre shtetas të huaj

Kronika November 27, 2020 - 16:31

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti FAST Kosova sot rreth orës 11:00 ka arrestuar tre shtetas të huaj.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi i cili theksoi se të arrestuarit janë të kërkuar për një rast në një shtet tjetër.

Ai tha se arrestimi i tre personave është bërë pasi që janë bazuar në pamjen e tyre dhe të njejtit nuk posedojnë dokumente personale.

“Policia e Kosovës, Njësiti FAST Kosova, sot më 27.11.2020, në ora 11:00, ka arrestuar tre shtetas të huaj. Arrestimi ka ardhur pasi është pranuar informata nga INTERPOL-i, se shtetas nga lindja janë të kërkuar për një rast në një shtet tjetër. Arrestimi i këtyre tre personave është bërë vetëm duke u bazuar në pamjen e tyre, pasi të njëjtit nuk posedojnë dokumente personale, Policia do ta trajtojë bashkë me institucione vendore dhe ndërkombëtare ketë rast dhe do të merren hapat e më tejmë bazuar në procedura ligjore”, tha Bajrami për Zërin”.