Policia shpall në kërkim një person, kërkon ndihmën e qytetarëve (Foto)

Policia shpall në kërkim një person, kërkon ndihmën e qytetarëve (Foto)

Kronika November 27, 2020 - 15:41

Policia e Kosovës në Pejë ka shpallur në kërkim një person, i cili akuzohet për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”

Sipas Policisë së Kosovës, personi i kërkuar është Fatmir (Ramë) Basha i lindur me 23.07.1980 në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo i cili ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Nga PK-ja kanë publikuar edhe numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë,

e-mail adresa: [email protected].