Paraburgim ndaj të dyshuarit të ekstraduar nga Gjermania

Paraburgim ndaj të dyshuarit të ekstraduar nga Gjermania

Kronika November 27, 2020 - 14:16

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e prej një muaji, ndaj të dyshuarit B.R., i akuzuar për veprën penale "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve".

Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje, Ibrahim Idrizi, pasi konstatoi se i akuzuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë ku ka qëndruar prej vitit 2013 dhe ka leje të përhershme të qëndrimit në atë shtet, dhe në këtë mënyrë edhe prezenca e tij është siguruar përmes procedurës së ekstradimit, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit të parapara sipas dispozitave ligjore të KPPK-së. /Zëri