Ngacmoi seksualisht disa fëmijë përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dyshuari nga Prishtina
ilustrim

Ngacmoi seksualisht disa fëmijë përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dyshuari nga Prishtina

Kronika November 27, 2020 - 09:46

Një person dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht disa fëmijë përmes rrjeteve sociale.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, mashkull kosovar me lokacion në Prishtinë.

“Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se lidhur me rastin është kontrolluar një lokacion dhe në cilësi të provave janë sekuestruar një llaptop si dhe një telefon mobil”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Zëri