Shqiptarja që mbyti një 7 vjeçare në Manchester, thotë në Gjykatë se vogëlushja kishte dashur ta vriste atë

Shqiptarja që mbyti një 7 vjeçare në Manchester, thotë në Gjykatë se vogëlushja kishte dashur ta vriste atë

Kronika November 26, 2020 - 19:32

Në një seancë gjyqësore të mbajtur sot në Manchester, u dëgjua rasti i një sulmi që ndodhi në Ditën e Nënës këtë vit në të cilin një grua i preu fytin një vajze shtatë vjeçare para prindërve të saj dhe bërtiti “ajo u përpoq të më vriste mua”.

Eltiona Skana, 30 vjeçare, po akuzohet për vrasjen me thikë të Emily Jones, ndërsa ajo po luante me skuterin e saj në Parkun Queen në Bolton, derisa babai i saj, Mark Jones dhe nëna, Sarah Barnes, qëndronin aty pranë.

Skana, e cila është me origjinë nga Shqipëria, por ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2014, ishte ulur në një ulëse dhe e armatosur me një thikë që e kishte blerë atë ditë nga një dyqan në qendër të qytetit Bolton, Manchester.

Emily po e ngiste skuterin e saj për ta zënë nënën e saj që po vraponte, kur e parakaloi Skanën, e cila u ngrit nga ulësja dhe e preu atë në fyt para se ta hidhte për toke.

Dëshmitarët kanë rrëfyer për rastin, duke e përshkruar momentin si të pabesueshëm.

Emily kishte pësuar atak kardiak dhe ishte dërguar me helikopter urgjence në spitalin Salford Royal, ku edhe u shpall e vdekur pak para orës 4 pasdite të po asaj dite.

Pas arrestimit të saj, Skana u kontrollua nga psikiatri, të cilit i kishte thënë “Unë e di që jam një skizofrene paranojake”.

Më pas ajo ishte dërguar në Institutin e Shëndetit Mendor. Me 22 mars, ajo e kishte pranuar veprën. /Zëri