Përleshje me thika ndërmjet pesë personave në Deçan, dy dërgohen në QKUK

Përleshje me thika ndërmjet pesë personave në Deçan, dy dërgohen në QKUK

Kronika November 26, 2020 - 14:42

Një përleshje fizike me mjete të mprehta (thikë) ka ndodhur ndërmjet pesë personave sot rreth orës 12:00 në afërsi të Kuvendit Komunal në Deçan.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi ka thënë për "Zërin" se gjatë kësaj përleshjeje janë lënduar katër persona, dy prej të cilëve janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa dy të tjerë për shkak të lëndimeve të rënda janë dërguar në QKUK.

Sipas Gashit të gjitha njësitet përkatëse relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. /Zëri